FOTO GALERI/ Kamza pushtohet nga 56 misset nga e gjithë bota

FOTO GALERI/ Kamza pushtohet nga 56 misset nga e gjithë bota

395
0
Shares

Miss Globe ka ngritur siparin me edicionin e tij të 44-t dhe të katërmbëdhjetin vit radhazi të organizuar në Shqipëri. 56 bukuroshet nga e gjithë bota janë në këtë garë për të fituar kurorën e më të bukurës së globit. Miss Globe po bën një tur turistik dhe me aktivitete të shumta në disa qytete, mes të cilave produksioni ka zgjedhur edhe Kamzën, për ta përmbyllur në ditën e fundit në datën 3 nëntor, kur është edhe finalja.
Vajzat konkurrente të Miss Globe 2017 ishin dje në Kamëz. Ato u pritën nga kryetari i Bashkisë, Xhelal Mziu, për të vijuar pastaj në një takim në sallën e Këshillit Bashkiak, një vizitë në One Stop Shop, në stadiumin e Kamzës si dhe në bizneset e zonës, si dhe në orën 18:00 u organizua eventi “Miss Talenti 2017”, pjesë e “Miss Glob 2017”.
Xhelal Mziu pas pritjes ftoi miss-et për një vizitë në sallën e Këshillit Bashkiak dhe duke qenë se vizita e tyre ishte në kuadrin e një turi turistik, kryebashkiaku i Kamzës bëri një rezyme të qytetit.
“Siç më tha miku im Petri Bozdo ky edicion ka pasur numrin më të madh të miss-eve dhe më vjen shumë mirë që qyteti i Kamzës të ketë edhe rekordin e përfaqësimit me 55 miss-e, duke qenë secila ambasadore e promovimit të qytetit tonë. Ju keni ardhur në një qytet me moshën 21-vjeç. Kamza, nga një zonë rurale, për shkak të migrimit pas ndryshimeve politike të viteve `90, nga një qytet që kishte rreth 10 mijë banorë, sot ka më shumë sesa 150 mijë banorë. Ka një pozicion gjeografik shumë të mirë, duke qenë pranë kryeqytetit, aeroportit ‘Nënë Tereza’ apo rrugës që e lidh me Kosovën dhe kjo ka bërë që të ketë zhvillim më të shpejtë demografik. Ka pasur një zhvillim të vrullshëm në këto vite sa i përket infrastrukturës , ka një pallat kulture që është mjaft i mirë, ka një stadium”, u shpreh Mziu.
Në fund të vizitës në sallën e Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku Mziu nderoi me certifikata “Mirënjohja e Qytetit” të gjitha vajzat e Miss Globe 2017 për të pasur një kujtim të mirë nga Kamza.
Pas vizitave të përcaktuara sipas axhendës, në ambientet e Pallatit të Kulturës Kamëz u zhvillua “Miss Talenti 2017”, pjesë e Miss Globe. Bukuroshet nga e gjithë bota konkurruan mes njëra-tjetrës për sa u përket talenteve të ndryshme që zotërojnë.
Në fund të spektaklit, “Miss Talent” u shpall vajza nga Afrika e Jugut.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY