FOTO GALERI/ Elbasan, gjenden “të mbjella” në Parkun “Rinia”, 4 “Kallashnikovë”

FOTO GALERI/ Elbasan, gjenden “të mbjella” në Parkun “Rinia”, 4 “Kallashnikovë”

138
0
Shares

Gjenden të groposura në Parkun “Rinia” në Elbasan, katër armë zjarri Kallashnikovë.
Armët u gjetën nga punëtorët e firmës që po kryejnë punime në këtë park.
Burimet zyrtare të Policisë së Elbasanit, sqarojnë se sot, një punëtor i firmës së ndërtimit që kryen punimet te Parku “Rinia”, gjatë punimeve ka konstatuar të groposura, të futura në thasë katër armë zjarri “Kallashnikovë”.
Grupi hetimor shkoi menjëherë në vendngjarje ku beri sekuestrimin e armëve të zjarrit konkretisht;
4 armë zjarri Automatik model 56 kalibër 7.62 mm dhe 4 krehra me hark metalik të armëve të zjarrit model 56.
Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY