Tahirit ia marrin edhe Akademinë Politike dhe ia japin…

Tahirit ia marrin edhe Akademinë Politike dhe ia japin…

286
0
Shares

Akademia politike, një shkollë trainimi për socialistët e rinj tashmë nuk do të jetë më në dorë të Saimir Tahirit. Partia Socialiste ka çelur dje punimet e Akademisë Politike të Partisë Socialiste, por kësaj radhe pa praninë e një ndër drejtuesve kryesorë të saj, ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili është liruar nga funksionet në parti. Në 2012, Saimir Tahiri, si Drejtor i Fondacionit “Qemal Stafa”, bashkë me profesor Maqo Lakrorin, kanë bërë përzgjedhjen e të rinjve, të cilët do ndiqnin këtë Akademi të Socialistëve, shkruan gazeta panorama.

Por 5 vite më vonë, Partia Socialiste është detyruar që Akademinë Politike t’ia lerë në drejtim Forumit Rinor Eurosocialist (FRESH), për shkak se Saimir Tahiri po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si i dyshuar për pjesëmarrje në “trafik të lëndëve narkotike”.

Gjatë fjalës së tij para 120 të rinjve të përzgjedhur për të ndjekur këtë Akademi Politike, Kryeministri Edi Rama ka thënë se: “Sot, ata që drejtojnë Forumin Rinor të PS kanë kaluar nga kjo eksperiencë, që i hap dyert vajzave dhe djemve si ju, pa asnjë filtër që lidhet me çfarëdo elementi të statusit social apo vendndodhjes gjeografike”. Rama u shpreh se Akademia Politike këtë herë do të vijojë me akademitë në të gjitha rajonet dhe rezultati i parë që duam të marrim është se, ata që do dallohen në këtë program, do të aktivizohen më tej.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY