Mesazhet prekëse të kolegëve pas vdekjes së Adelës

Mesazhet prekëse të kolegëve pas vdekjes së Adelës

8013
0
Shares

Adela Xhamani, gazetarja e medias rozë u nda nga jeta në mënyre te papritur. Kjo vdekje ka tronditur mbarë opinionin publik. Miq, kolegë, por edhe ata të cilët e kanë njohur Adelën përmes ekranit, kanë reaguar për humbjen e saj në moshë kaq të re.

Lajmi për vdekjen e 31 – vjeçares ka qenë gati i pabesueshëm, e kjo shihet në komentet e shumta, por edhe dedikimet për Adelën, e cila mëngjesin e kësaj të diele u shua për shkak të atakut kardiak.

Ne po ju sjellim një pjesë të mesazheve prekëse për të.

/“Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë shpreh hidhërimin për ndarjen e papritur nga jeta të gazetares Adelajda Xhamani. Duke shprehur
ngushëllimet, Shoqata bashkohet me dhimbjen e familjarëve, miqve e kolegëve për këtë humbje të parakohshme”. /

/“Kështu do na vrasin me rradhë….!!!! U prefsh në paqe e nuk kam fjalë për dhimbjen që shkaktoi ky lajm!! Je ëngjëll”./

/“Me hidhërim të thellë mora vesh lajmin tronditës të ndarjes nga jeta të koleges Adelajda Xhamani. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të adërmit, miqtë dhe kolegët. U prefsh në paqe”./

/“Adela, do të kujtoj gjithmonë si shoferen e keqe më të mirë në botë. Nuk më besohet që nuk do të ta dëgjoj më të qeshurën. Prehu në paqe
shpirt i bukur.”/

/“Shumë keq të marrësh një kumt kaq të zi… Shumë e dhimbshme …”/

/“Adelajda, që apasionoi të gjithë shqiptarët me historinë e saj të dashurisë përballë kamerave, u nda nga jeta … Lamtumirë Adela … ike shumë shpejt …”/

/“O Zot i madh ç’më dëgjuan veshët, çfarë fatkeqësie. Adela, vajza më e mirë që kam njohur, o shpirt si ike kaq papritur? Zoti të mori pranë,
akoma s’mund ta besoj …”/

/“Pas asaj fytyre të bukur qëndronte dhe një shpirt i bukur. Vajza që u prit triumfatore në Kavajë kur mbaroi Big Brother 2, sot s’e pa diellin të lindte! E kam akoma para syve kur zbriti nga makina dhe u ndal nga 2 autobuzët me maturantë që ktheheshin nga eskursioni në Sarandë Ovacionet, lulet dhe duartrokitjet nuk pushonin. Politikanët paguajnë që t’i kenë këto, Adela i fitoi duke bërë për vete aq shumë zemra anembanë Shqipërisë. Ngushellime familjes për humbjen! Pushofsh në paqe Adela!”/

/“Shpirti në paqe, nuk mund ta besoj Adela. Një shpirt kaq i mirë sa i yti të ike nga kjo botë. Zoti të pastë pranë vetes. U prefsh në paqe.”/tvklan.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY