VIDEO & FOTO GALERI/ Tropojë, përurohet shtatorja – Azem Hajdari bashkon opozitën

VIDEO & FOTO GALERI/ Tropojë, përurohet shtatorja – Azem Hajdari bashkon opozitën

815
1
Shares

U përurua sot në qytetin e Bajram Currit, shtatorja madhështore e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdarit.
Në përurimin e saj merrnin pjesë personalitete të rëndësishme të opozitës shqiptare dhe rajonit.
Në krah të kryebashkiakut Besnik Dushaj, ishin Kryetari i PD, Lulzim Basha; ish-Kryeministri Sali Berisha ish-kryeministri Sali Berisha; kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi; Princi Leka I; kreu i KLSH Buajr Lesakj, Daut Haradinaj etj.
Ceremoninë e hapi me fjalën e tij, kryebashkiaku i Tropojës, Besnik Dushaj, i cili tha se, “Djalin tonë të bukur e përcollëm të ri dhe na u kthye në bronx. Azem, ti je gjallë dhe faleminderit që na dha mundësitë të ëndërrojmë”.
Kryebashkiaku Dushaj ia dha fjalën në vijim, pjesëmarrësve të tjerë.
Shtatorja e Azem Hajdarit, e cila u ngrit sot në sheshin me të njëjtin emër në Tropojë, është ideuar dhe punuar nga skulptori i mirënjohur Isa Baliaj. Projektuesi i sheshit është arkitekti Artan Baliaj.
Nga Komisioni organizator mësohet sesa shumë është kontribuar, nga jashtë dhe brenda vendit për financimin e saj dhe sa me pasion është punuar.
Sipërfaqja e sheshit ku u vendos shtatorja është 7,000 metër katrorë.
Lartësia e shtatores është 5 metër, pa llogaritur bazamentin.

Në Tropojë për të përuruar shtatoren e Azem Hajdarit

Publié par Lulzim Basha sur vendredi 27 octobre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

  1. Shtatorja nuk e kemi pa e ndoshta eshte dale e bukur,per sheshin Tropojanet kane bere shume verejtje keto 7 muaj duke thene ju thafte dora projektuesit e miratuesit

LEAVE A REPLY