FOTO GALERI/ Televizionet “e hanë turpin me bukë”, “ia ndezin” sërish kamerat...

FOTO GALERI/ Televizionet “e hanë turpin me bukë”, “ia ndezin” sërish kamerat “live” Edi Ramës

123
0
Shares

Një ditë pas sjelljes arrogante, fyese dhe ofenduese të kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarëve, televizionet informativë sot, duket u pajtuan me etiketimet e kreut të qeverisë ndaj tyre, për deri sa “ia ndezën” sërish kamerat “live”.
Kryeministri Edi Rama mori psesë sot në Konferencën e Dhomave të Tregtisë dhe menjëherë sapo mori fjalën, në sinkron të gjitha TV informative “ia hapën ekranin”, duke mos lënë ti shpëtojë asnjë sekondë retorikës së kryeministrit.
Një ditë më parë, pas sulmeve të kryeministrit, këto TV dhe të tjerë, “u çanë” duke përcjellë deklarata politikanësh e shoqatash gazetarësh e mediesh, të cilat dënonin sjelljen e kryeministrit ndaj gazetarëve…, por sot, “zhvlerësuan” frazën “çudia më e madhe tre ditë zgjat” dhe pa u mbushur 24 orë, u vetëkonfirmuan si “kazanë mediatikë”… DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY