60 vjeçari bëri byrekë shtëpie dhe ua shiti nxënësve që përfunduan të...

60 vjeçari bëri byrekë shtëpie dhe ua shiti nxënësve që përfunduan të helmuar

212
0
Shares

Nxënësit e një shkolle 8-vjeçare kanë përfunduar të helmuar. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Kutalli të Beratit. Nën akuzë është vënë 60-vjeçari B.S., banues në Kutalli, Ura Vajgurore, i cili po hetohet në gjendje të lirë. Ai akuzohet nga Policia se u ka shitur byrekë të prodhuar në banesë gjashtë nxënësve të shkollës 9-vjeçare të fshatit, cilët kanë pasur të vjella. Të miturit pasi morën ndihmën mjekësore, u larguan për në banesë. Dyshohet se vogëlushët kanë pësuar helmim ushqimi, për shkak të konsumit byrekëve, ndërkohë që lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim dhe materialet në ngarkim të 60-vjeçarit iu kaluan Prokurorisë së Beratit për veprën penale: Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY