MASAT/ Elbasani në shtetrrethim, nesër ndeshja Skënderbeu-Partizani Beogradit – Rrugët dhe sheshet...

MASAT/ Elbasani në shtetrrethim, nesër ndeshja Skënderbeu-Partizani Beogradit – Rrugët dhe sheshet që bllokohen

103
0
Shares

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa më normal para, gjatë dhe deri në përfundim të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit nëpërmjet ekipeve përfaqësuese “Skëndërbeu” – “Partizani i Beogradit”, e cila do të zhvillohet më datë 19. 10. 2017, në orën 21:05, në Stadiumin “Elbasan Arena.”
Duke filluar nga ora 17:00, datë 19. 10. 2017 ju bëjmë me dije;
Nuk do të lejohet parkimi i mjeteve përreth dhe para sheshit të stadiumit “Elbasan Arena”.
Nuk do të lejohet parkimi i mjeteve nga Kryqëzimi i Bulevardit “Qemal Stafa” me rrugën “Kamber Sejdini” deri në dalje në unazë
Nga Kryqëzimi i Bulevardit “Qemal Stafa” deri në dalje në unazë do të jetë për parkimin e mjeteve të tifozëve vendas.
Do të bllokohet rruga “Kamber Sejdini” nga Kryqëzimi i Bulevardit “Qemal Stafa” deri tek Kryqëzimi i Tapetave.
Do të bllokohet Bulevardi “Aqif Pasha” nga Stadiumi deri tek Kryqëzimi I Shatërvanit, nuk do të lejohet parkimi dhe lëvizja e mjeteve
Lëvizja e mjeteve do të bëhet nëpërmjet Unazës të qytetit
Aksi rrugor nga Kryqëzimi i Tapetave, ish-konservim deri në dalje në unazë për në 5 Maj, në drejtim të Spitalit do të shfrytëzohet për emergjencat që mund të lindin gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti.
Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 221 punonjës policie nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisariatet, Stacionet Policore vartëse të saj, Forcat e Posaçme Shqiponja.
Të gjithë sportdashësit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:
a) sende të forta,
b) shishe (të çfarëdolloj)
c) fishekzjarrë
d) monedha apo metale (të çfarëdolloj)
e) çelësa të ndryshëm, apo banderola me mbishkrime nxitëse dhe raciste.
Në të kundërt nuk do të lejohen të futen në stadium.
Në hyrje të stadiumit do të kontrollohen të gjithë sportdashësit.
Njoftojmë administratorët e bizneseve që zhvillojnë aktivitet tregtar përreth dhe në afërsi të Stadiumit nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes , të tregohen mirëkuptues duke mbyllur aktivitetet e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY