DETAJE/ Rreth 30 emra të evidentuar në dosjen “Habilaj”, priten arrestime të...

DETAJE/ Rreth 30 emra të evidentuar në dosjen “Habilaj”, priten arrestime të drejtuesve të Policisë

947
0
Shares

Autoritetet italiane kanë evidentuar 30 emra si të përfshirë në aktivitetin kriminal të trafikut të drogës të drejtuar nga Habilajt.
Burimet i kanë thënë se mes 30 emrave të evidentuar nga përgjimet e italianëve janë drejtues dhe punonjës policie në Policinë e Fierit, drejtues të Delta Force dhe në policinë e Portit të Vlorës. Të gjithë emrat i janë bërë me dije edhe palës shqiptare nga kolegët e tyre italianë, të cilët i kanë nisur hetimet dhe përgjimet që prej vitit 2013.
Në dosjen 416 faqe të Prokurorisë së Catanias, përfshihen drejtues të Policisë së Vlorës që prej vitit 2013. Sipas ABC News, policët e evidentuar kanë bashkëpunuar ose kanë favorizuar Habilajt në trafikun e drogës nga brigjet shqiptare drejt Italisë.
Të njëjtat burime thonë se ditët në vijim priten arrestime të drejtuesve të policisë në atë qark dhe të punonjësve të policisë. Mes përgjimeve të Moisi Habilajt ka dalë edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Ky i fundit pranoi vet se është kushëri me Habilajt dhe gabimi i vetëm që ka bërë është se u ka shitur makinën Audi A8 me targa AA 003 GB. Kjo makinë është evidentuar nga hetuesit italianë se është përdorur nga Habilajt për trafik droge në Itali.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY