LSI: Moisi Habilaj rrëzoi Qeverinë, Kryeministri të japë dorëheqjen!

LSI: Moisi Habilaj rrëzoi Qeverinë, Kryeministri të japë dorëheqjen!

93
0
Shares

Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj, i ka bërë thirrje Kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqje “para se populli ta heqë pa mëshirë”.
Deklarata e fortë de deputetes më të re të Kuvendit ka ardhur pas publikimit të lajmeve për arrestimin e një trafikanti droge në Itali, Moisi Habilajt dhe lidhjeve të tij me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
“Kryeministri që ka koment për çdo gjë, që merr në gjyqe publike punonjësit e thjeshtë vetëm se kanë bark të madh e nuk plotësojnë shijet e tij estetike, pse nuk ka thënë ende një fjalë për trafikantin Moisi Habilaj dhe kushëririn e tij ministrin e brendshëm?
Hetuesit italianë dhe media aty kanë folur e shkruar gjatë për sasinë e jashtëzakonshme të drogës që është prodhuar dhe trafikuar nga Shqipëria dhe mbi të gjitha për lidhjen e trafikantëve me policinë e shtetit dhe ministrin e kryeministrin.
Cituar nga mediat italiane:
Moisi Habilaj bisedon me pronarin e një karburanti në komunën Lentini: ‘Nëse vjen në Shqipëri do ta kuptosh se policia është e korruptuar madje ka raste që është vetë kreu i policisë që ndihmon për të ngarkuar thasët me drogë’, thotë ai.
Në një nga këto takime Moisi Habilaj flet për kushëririn e tij politikan duke u shprehur se ‘30 mijë euro i duhet t’ia japë Saimirit’. Kryeministri ra! Të japë dorëheqjen përpara se populli ta heqë pa mëshirë nga ajo karrige që e mban ulur vetëm krimi e droga”, shkruan Mehmetaj në “Facebook”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY