FOTO/ Vlorë, sekuestrohet gomonia me vlerë 150.000 euro

FOTO/ Vlorë, sekuestrohet gomonia me vlerë 150.000 euro

113
0
Shares

Në vijim të punës për zbatimin e detyrave të përcaktuara në Planin-Operacional “Vjeshtë 2017”, me qëllim sekuestrimin e aseteve të ndryshme të cilat rezultojnë të përfituara në mënyrë të paligjshme, më datë 16. 10. 2017, prej Specialistëve të Seksionit për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në kuadër të veprimeve të para hetimore është bërë i mundur sekuestrimi i një mjeti lundrues tip gomone me vlerë 150.000 euro.
Mjeti lundrues i përket shtetasit A. Ç., 29 vjeç, banues në Elbasan, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë Policia Vlorë do të vijojë punën lidhur me zbatimin e ligjit për vënien para përgjegjësisë ligjore duke sekuestruar të gjitha asetet të cilat rezultojnë të përfituara në mënyrë të paligjshme!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY