Dritan Zagani: Mafia shqiptare korruptoi edhe oficerë të lartë të policisë italiane

Dritan Zagani: Mafia shqiptare korruptoi edhe oficerë të lartë të policisë italiane

275
0
Shares

Ish-shefi i kufirit në Vlorë dhe ish-shefi i Antidrogës në Fier, Dritan Zagani, tashmë në azil politik në një vend perëndimor dëshmoi sonte në opinion të tv klan se grupet kriminale të trafikut të drogës në Shqipëri, kanë arritur të korruptojnë edhe policë të nivelit të lartë në Itali.

Zagani tha gjatë bisedës me Blendi Fevziun se ka rastisur të jetë dëshmitar okular në një aferë të tillë, por në kohën kur kjo ngjarje u zhvillua, ai ishte në arrest shtëpie.

“Kam qenë dëshmitar okular në një aferë të tillë, kam parë personalisht, ku trafikantë të fuqishëm në Shqipëri të drogërave të forta që kanë arritur të korruptojnë shefa të policisë italiane”- tha Zagani.

Sipas Zaganit rasti ku ai ishte dëshmitar lidhej me një oficer shumë të lartë të policisë italiane.

Dritan Zagani ka deklaruar sot në Opinion, se Saimir Tahiri hante drekë me Habilajt sa herë shkonte në Vlorë. Ai ka shtuar se Habilajt kujdeseshin për skafin 5 apo 6 metër që ishte në pronësi të Saimir Tahirit. Skafi ishte blerë nga ish ministri që kur ai ishte deputet i opozitës dhe ishte ngjyrë gri.

Zagani, u shkarkua pa motivacion nga detyra, u ndoq penalisht për disa akuza dhe u kërcënua publikisht, duke zgjedhur të arratiset nga Shqipëria, pasi denoncoi publikisht Habilajt për trafik droge në vitin 2005.

Dritan Zagani, ish-kreu i antidrogës në Vlorë ka qenë një ndër njerëzit e parë që ka akuzuar Tahirin për lidhjen me drogën dhe vëllezërit Habilaj, kushërinj të tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY