FOTO/ U arrestua në Lezhë, del në dritë e shkuara kriminale e...

FOTO/ U arrestua në Lezhë, del në dritë e shkuara kriminale e “sulltanit të prostitucionit”

507
0
Shares

Nin Lalaj u arrestua dje në Lezhë. Lalaj, i cili ishte shpallur në kërkim prej muajit mars të këtij viti, për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, u arrestua dje në Shqipëri, por fama e tij në vepra kriminale është më e madhe. Mësohet se 38 vjeçari ka drejtuar prej vitesh një rrjet të shfrytëzimit të prostitutave në Italinë e Veriut. Fama e tij është e madhe edhe në Angli, aty ku është arrestuar rreth dy vite më parë për llogari të shtetit italian. Në Itali, shqiptari njihej me nofkën “sulltani” dhe konsiderohet si një nga bossët e shfrytëzimit të prostitutave në Italinë Veriore. Fillimisht ai është pikasur në vitin 2013-të si personi që shpërndante prostitutat në zonën e Pavias, ndërsa në kuadër të operacionit të koduar “Alba Nostra 2” në mars 2015 u arrestua sërish si kapoja i një rrjeti të madh prostitutash, plot 200 të tilla, bashkë me 17 persona të tjerë. Lalaj është një emër i njohur i krimit në Itali dhe në Angli. Gjatë operacionit të policisë në Italisë, ai u kap duke bërë orgji me disa vajza në banesën e tij. 38-vjeçari njihet si një person i ashpër dhe i pamëshirshëm. Ai akuzohet gjithashtu për përfshirje në disa vrasje.

nin lalaj

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY