Sherr në Kuvend, Ruçi i pret fjalën Rama fyen Berishën, opozita mblidhet...

Sherr në Kuvend, Ruçi i pret fjalën Rama fyen Berishën, opozita mblidhet në foltore

130
0
Shares

Që në nisje seanca e sotme e Kuvendit ka nisur me debate e më tej ndërprerja e fjalës së ish-kryeministrit Sali Berisha nga kreu i parlamentit Gramoz Ruçi ka bërë që të ketë përplasje verbale dhe opozita të rrethojë foltoren.
Jo vetëm kaq, por kryeministri e ka fyer ish-kryeministrin, duke e quajtur “të rrjedhur”.
Pas kësaj ka qenë deputeti i PD-së Flamur Noka që i ka dalë në mbrojtje Berishës duke akuzuar kreun e parlamentit Gramoz Ruçi për shkeljen e rregullores dhe vijimin e fjalimit nga Berisha.
Por, me gjithë akuzat e tij, Ruçi i ka tërhequr vëmendjen dhe i ka dhënë fjalën Shezai Rrokajt. Kjo gjë ka sjellë edhe indinjimin e opozitës që është mbledhur rreth foltores, ndërsa Ruçi ka ndërprerë seancën.
Pas kësaj, deputeti i PD-së, Flamur Noka është përjashtuar ditën e sotme nga seanca plenare e Kuvendit. Ky vendim erdhi fill pasi opozita tentoi të bllokonte foltoren, teksa i doli në mbrojtje ish-kryeministrit Sali Berisha që këtij të fundit t’i jepej e drejta e fjalës.
“Kur pushton foltoren, merr fjalën, pengon diskutonit dhe pengon ata, pasi të kamë dhënë vërejtën 3 herë, përjashtohesh nga seanca”, tha kryeparlamentari Gramoz Ruçi.
Më herët, ndërsa diskutohej projektligji “Për pakicat kombëtare”, ish kryeministri Sali Berisha u shpreh se ky ligj paraqitet nga ministria e Jashtme sikur çështjet e minoriteteve janë afera të jashtme të këtij vendi.
“Natyrisht që një ligj që garanton të drejtat e minoriteteve duhet të vlerësohet, por ajo që është e papranueshme është se ky ligj paraqitet nga ministria e jashtme sikur çështjet e minoriteteve janë afera të jashtme të këtij vendi. Kjo nuk qëndron dhe këto janë çështje të lirive dhe të minoriteteve dhe që në momentin që ti e imposton problemin, ti krijon mollën e sherrit në një ministri që është faktuar dizastër si një dështim i plotë në këto 4 vite dhe tani i duhet një ligj për të thënë unë kalova ligjin. Pazare mafioze që shkelin Kushtetutën e vendit”, tha Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY