DETAJE/ Vrasja e dyfishtë në Lushnjë, ja dy pistat e hetimit

DETAJE/ Vrasja e dyfishtë në Lushnjë, ja dy pistat e hetimit

226
0
Shares

Janë identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia të dyshuarit si autorë të atentatit në Lushnjë. Mësohet se dy janë pistat e hetimit për vrasjen e dyfishtë, dje në qytetin myzeqar.
Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili dy të dyshuarit ëpr këtë ngjarje, janë emra nuk janë emra të panjohur për prokurorinë dhe policinë e Leshnjes. Ata dyshohen për vrasjen e ish anëtarit të Bandës së Lushnjës, Gerti Lalës, i njohur me nofkën “Iriqi” në korrik të 2011, ku për këtë vrasje Haxhiu mori 32 vite burg, por bëri vetëm tre dhe doli për mungesë provash.
Shënjestër e atentatit të një dite më parë ka qenë Sajmo Xheliu, i cili ka mundur të largohet duke i shpëtuar plumbave.
Ky është atentati i dytë që i është bërë Xheliut, pas atij të shtatorit të vitit 2016, ku së bashku me nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurti mbetën të plagosur. Pasditen e të mërkurës Haxhiu ka qenë i shoqëruar nga dy persona të tjerë, të cilët së bashku kanë zbrazur 41 fishekë ku 31 plumba kanë rënë në trupin e Zamir Latifit dhe 10 në trupin e Jurgen Hoxhës.
Mbas ngjarjes autorët janë larguar në drejtim të Beratit dhe kanë braktisur në fshatin Cukas, automjetin të cilit i kanë vënë flakët.
Burime nga prokuroria thonë se është një dëshmitar kyç i cili po mbahet i fshehtë për arsye sigurie. Një nga pistat e dyshuara është ajo e konfliktit të bandës së Lushnjës dhe ekzekutimit në vitin 2000 të djalit të xhaxhait të Laert Haxhiut. Një pistë tjetër është ajo e pazareve të drogës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY