Pa patentë dhe bën të fortin me policët, arrestohet 34 vjeçari

Pa patentë dhe bën të fortin me policët, arrestohet 34 vjeçari

92
0
Shares

Një 34-vjeçar është arrestuar pasi është kapur duke drejtuar mjetin pa patentë. Nhjarja ka ndodhur në Fier. Mësohet se është ndaluar shtetasi Halim Beqiri, banues në fshatin Mashkullorë, Gjirokastër, i cili ka kundërshtuar punonjësit e policisë në momentin që është kapur në shkelje. Sipas informacioneve zyrtare arrestimi i 34-vjeçarit u bë pasi në vendin e quajtur “Rotondua e Sheqit”, Fier, është kapur nga patrulla e policisë, duke drejtuar mjetin tip Benz me targa AA 443 ES, pa leje drejtimi. Ky shtetas nuk i kishte qëndruar patrullës së policisë rrugore në aksin rrugor Lushnjë–Fier dhe më pas u bë i mundur ndalimi i tij në vendin e quajtur “Rotondua e Sheqit”, Fier. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga Nenet 291 dhe 242 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY