VIDEO/ Thellohet skandali i Butrinit, gazetarët nuk lejohen të futen brenda në...

VIDEO/ Thellohet skandali i Butrinit, gazetarët nuk lejohen të futen brenda në park

105
0
Shares

Skandali se brenda në Parkun Arkeologjik të Butrintit po ndërtohet një lokal është thelluar. Sipas report tv, gazetari ka shkuar te parku i Butrintit dhe ka kërkuar të futet brenda për të parë nga afër atë që po ndodh, por nuk është lejuar.
Administrata e Parkut Arkeologjik e ka ndaluar gazetarin, edhe si vizitor për të prerë biletë të rregullt, ndonëse ai ka kërkuar të paguajë. Shitësi i biletave i ka thënë gazetarit Didano se ka urdhër për të mos e lejuar atë të hyjë në ambientet e parkut, ku po kryhen ndërtimet. Pas kësaj, gazetari është nxjerrë jashtë rrethimit nga roja i parkut.
Menjëherë pas skandalit, është kontaktuar drejtori i Parkut të Butrintit, Gjergji Mano, i cili tha se duhet leje nga Ministria e Kulturës për t’u futur brenda.

“Për t’u futur brenda duhet të marrë leje nga Ministria e Kulturës. Nuk lejohet më shumë se dy herë, as turistët”,- tha Mano për Report Tv.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY