U arrestua në Malajzi, teologu shqiptar hetohet për terrorizëm

U arrestua në Malajzi, teologu shqiptar hetohet për terrorizëm

91
0
Shares

Njësitë e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, ka marrë në pyetje pjesëtarë të familjes së Klodian Zaimajt, i cili oara disa ditësh u arrestua në Malajzi. Një ditë më parë, prindërit e Zaimajt mohuan lidhje të të birit me elementë terroristë, apo përfshirjen e tij në aktivitete të tilla. Veç familjareve, Antiterrori ka kërkuar edhe lidhje të Zaimajt  me persona të tjerë në Cërrik, apo në Tiranë, me të cilët mund të ketë qenë duke përgatitur rekrutime për luftën në Siri. Në lidhje me këtë rast, policia ka referuar edhe një procedim penal në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndaj Zaimajt. Ai akuzohet për organizim dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste dhe thirrje për kryerjen e akteve terroriste.  Burimet thonë se me shumë mundësi Zaimaj do të gjykohet në Malajzi. Për këtë shkak aktet hetimore që do të mblidhen, mund të përcillen drejt këtij vendi. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY