LISTA/ Drejtoritë që shkrihen nga qeveria “Rama 2” dhe ato që mbijetojnë

LISTA/ Drejtoritë që shkrihen nga qeveria “Rama 2” dhe ato që mbijetojnë

369
0
Shares

Në riorganizimin e ri të ministrive, Edi Rama dhe grupi i tij i punës kanë vendosur që shumë drejtori të shkrihen, ndërsa disa të tjera të shpëtojnë. Në shënjestër të drejtorive që shkrihen shumica janë ata që kanë qenë në dorën e aleatëve të qeverisjes së 4 viteve të shkuara.
Shkrirja e tyre bën që të gjithë të punësuarit të dalin në rrugë, duke humbur vendet e punës, si dhe duke mos u dhënë edhe mundësitë për të marrë dëmshpërblimet në gjyq. Një plan i mirëmenduar i Ramës dhe ndihmësve të tij, për të eliminuar mbështetjen për ish-aleatët.
Kështu Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit nuk figuron më në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes dhe as në varësi të një dikasteri tjetër. Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit, nuk figuron më në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Kjo drejtori është bashkuar me emergjencat civile.
Gjithashtu, do të reduktohen drejtoritë e Shërbimit Social Shëndetësor. Agjencia Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike, për shkak të shkrirjes së Ministrisë së Inovacionit, është bërë pjesë e Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik, në varësi të Kryeministrisë. Gjithashtu, Departamenti i Inovacionit e Mirëqeverisjes, dikur në varësi të Ministrisë së Inovacionit, nuk ekziston më, shkruan Shqiptarja.com.

Drejtoritë që shkrihen
Drejtoria e Përafrimit të Legjislacionit të BE, integrimi
Drejtoria e Jetësimit të Prioriteteve dhe Sekretariatit Evropian, integrimi
Drejtoria e Bashkëpunimit Territorial, integrimi
Drejtoria e Burimeve Njerëzore, çështjeve Juridike dhe Shërbimeve, integrimi
Drejtoria e Programimit dhe Monitorimit të Asistencës së BE, integrimi
Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit, Ministria e Mbrojtjes
Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit, shkrihet me emergjencat civile, Ministria e Brendshme
Drejtoria e Shërbimit Social Shëndetësor
Agjencia Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike
Departamenti i Inovacionit e Mirëqeverisjes

Drejtoritë që shpëtojnë
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
Agjencia e Inventarizimit të Pronave
Shtëpia Botuese e Teksteve Shkollore
Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë
Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informate
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Agjencia Kombëtare e Mjedisit
Drejtoritë Kombëtare të Mjedisit
Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve
Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve
Drejtoritë e Bujqësisë
Enti Shtetëror i Farave dhe Fidanëve
Agjencia Kombëtare e Duhan Cigareve
Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY