EMRI & FOTO GALERI/ Maltë, shqiptari grabit si nëpër filma argjendarinë me...

EMRI & FOTO GALERI/ Maltë, shqiptari grabit si nëpër filma argjendarinë me sëpatë shotgun, në kërkim në gjithë Europën

151
0
Shares

Ramazan Hysa, është një 24-vjeçar shqiptar ndaj të cilit autoritetet në Maltë kanë lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar. Ai akuzohet si një prej dy personave që të enjten e shkuar grabitën një argjendari në Tigne.
Sipas asaj që shkruan MaltaToday, dy persona grabitën një argjendari, në pronësi të Diamonds International dhe morën bizhuteri me vlerë qindra mijëra euro. Ata ishin të armatosur me shkopinj, një shotgun dhe një sëpatë.
Dy grabitësit mbanin maska dhe u arratisën me një makinë të bardhë, përpara se ta braktisnin atë në Gzira dhe të vijonin rrugën me biçikleta.
Një roje i sigurisë mbeti i lënduar pasi një prej grabitësve e goditi atë me fundin e shotgun-it në kokë. Ata qëlluan edhe njëherë në ajër me armën që kishin me vete.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY