EMRI & FOTO GALERI/ Kush është ish-sportisti shkodran që përndiqte ish-të dashurën

EMRI & FOTO GALERI/ Kush është ish-sportisti shkodran që përndiqte ish-të dashurën

144
0
Shares

Policia e Tiranës arrestoi 39-vjeçarin Neritan Pipa i cili akuzohet se ka përndjekur dhe dhunuar për 3 orë ish-të dashurën, të cilën e ka mbajtur peng në një banesë në zonën e “Kodrës së Diellit” në Tiranë. Blutë thanë se ai është një emër i njohur për policinë pasi rezulton i dënuar në Itali. Pas një kërkimi në internet, rezulton se ai është një ish-sportist i Shkodrës që karrierën e vijoi edhe në Itali me skuadrën e San Giovannit.
Sipas mediave italiane i riu është arrestuar në vitin 2003 për vrasje, tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje të armëve të ftohta.
Ai është arrestuar më 19 tetor të vitit 2003 me urdhër të prokurorit Giacomo Gasperini kur ishte 25 vjeç për një ngjarje të ndodhur mes natës së 5 dhe 6 tetorit në rrugën Mbretëresha Elena në Rimini ku u sulmuan dy të rinj, njëri prej të cilëve vdiq disa ditë më vonë. Ai nuk jetonte në San Marino, por vinte vetëm për t’u stërvitur me ekipin e San Giovannit, skuadër tek e cila ishte anëtar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY