FOTO GALERI/ Për 10 metra kub dru të prera pa leje në...

FOTO GALERI/ Për 10 metra kub dru të prera pa leje në pyll ja hedhin me një procedim në gjendje të lirë

440
0
Shares

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan dje, procedimin penal në gjendje të lirë ndaj R. N., 38 vjeç, O. B., 37 vjeç dhe K. Q., 37 vjeç, të tre banues në fshatin Vithkuq-Korçë.
Procedimi ndaj tyre filloi pasi, dyshohet se ata janë autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 04. 10. 2017, ku nga kontrollet e ushtruara nga ana e shërbimeve policore në vendin e quajtur “Qafa e Martës”, njësia Adiministrative Vithkuq, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 10 m kub lëndë drusore, si dhe 3 mjete pa targa që shërbenin për transportimin e lëndës drusore, të cilat shtetasit e lartpërmendur i kishin fshehur në një zonë të pyllëzuar.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale, “Prerja e paligjshme e pyjeve” parashikuar nga neni 205 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY