EMRI/ Tiranë prangoset për llogari të Italisë, trafikanti shqiptar i të miturve...

EMRI/ Tiranë prangoset për llogari të Italisë, trafikanti shqiptar i të miturve për prostitucion

58
0
Shares

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë të mundur arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të Shkëlqim Elezi, 36 vjeç, banues në Tapiz.
Ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Catanzaros /Itali e ka dënuar me 5 vjet dhe 10 muaj burg për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin për prostitucion të të miturve”, parashikuar nga nenet 416 dhe 600 të Kodit Penal Italian.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY