Ngjarjet kriminale në të cilat është përfshirë Enea Bektashi

Ngjarjet kriminale në të cilat është përfshirë Enea Bektashi

237
0
Shares

Enea Bekteshi, u arrestua sot në Cërrik, paso i gjetën lende narkotike në makinë. Ai dyshohet se ka gisht në disa ngjarje kriminale:

Si masakra e 3 shkurtit 2016 në Elbasan, ku u vranë tre persona: Agron Çapja, Ardit Sinakoli, Eno Bedalli dhe disa të tjerë u plagosën, apo edhe sulmi i kryer me 6 gusht 2017 me antitank kundër hotelit të Ardian Çapjas, një nga familjet e përfshira në një luftë të vjetër e të gjatë bandash mes familjeve të Elbasanit. Kjo zbulohet në një dokument të publikuar në media së fundmi.

Sipas dokumenteve të publikuara nga Report TV, me datë 10 gusht 2017, prokuroria e Elbasanit i ka kërkuar policisë se Shtetit përgjimin fotografik, filmik dhe me audio të Sokol Astrit Sanxhaktarit (dhëndri i kryetarit të Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini), Kelmend Ymer Xhaferri dhe Enea Njazi Bekteshi.

Sipas prokurorisë, përgjimet duhet të bëheshin “nga data 11 gusht 2017 deri me datë 26 gusht 2017, nga specialistët e Drejtorisë së Forcës së Posaçme operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit”. Prokuroria autorizoi përgjime “në vende publike të personave të lartpërmendur edhe me persona të tjerë”.

Por, vetëm 13 ditë më pas urdhrit të prokurorisë policia përgjigjet se “nga ana e sektorit të forcës së posaçme, nisur nga dinamika e madhe me shërbime në funksion të procedimeve penale në ndjekje dhe numrit të limituar të ndihmës specialistëve si pasojë e ndjekjes së grafikut të pushimeve vjetore, është e pamundur kryerja e veprimeve të vëzhgimit të fshehtë të personave dhe mjediseve në këtë periudhë kohore”.

Hetimet që përfshijnë dhëndrin e Sejdinit, janë të lidhura me sulmin e kryer me 6 gusht 2017 me antitank kundër hotelit të Ardian Çapjas, një nga familjet e përfshira në një luftë të vjetër e të gjatë bandash mes familjeve të Elbasanit. Një nga tre të dyshuarit, Klement Xhaferri, është arrestuar rreth 2 javë më parë më parë, në drejtimin e një Range Rover, gjatë operacionit të drejtuar nga policia rreth Tregut Ushqimor të Elbasanit. Në atë ngjarje, një makinë e blinduar “Audi” përplasi makinën e zv/drejtorit të Policisë Elbasan, Gjergj Oshafi, për t’u larguar më pas nga vendi i ngjarjes, pasi u fut në tregun Agro-ushqimor. Për sulmin, është në kërkim edhe Suel Çela, djali i biznesmenit Petrit Çela, i cili dyshohet se ishte gjithashtu në bordin e Audit. Edhe Enea Bekteshi, sipas të dhënave të para nga policia lokale, mësohet se është arrestuar pasi dyshohet se ishte në bordin e Audit të blinduar që goditi makinën e zv/drejtorit të Policisë Elbasan, Gjergj Oshafi, para dy javësh. Gjithashtu, atij i është gjetur një sasi lënde narkotike. Nga Policia, nuk ka ende një reagim zyrtar lidhur me këtë arrestim./shqiptarja.com/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY