VIDEO & DETAJE/ Vlorë, atentati me armë ja automjeti i qëlluar dhe...

VIDEO & DETAJE/ Vlorë, atentati me armë ja automjeti i qëlluar dhe çfarë gjeti policia në vendin e ngjarjes

300
0
Shares

Detaje të tjera vijnë nga vendi i ngjarjes në Vlorë, ku mbetën dy persona të plagosur, si rezultat i një atentati me armë ndaj automjetit me të cilin udhëtonin ata.
Ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm, është regjistruar pranë një karburanti në Rrugën “Transballkanike”. Mjeti tip “Benz” me targa VL 6368 C, ka qenë duke dalë nga karburanti, kur është gjendur nën sulmin me armë, besohet të dy personave të paktën.
Dy personat që kanë qenë në “Benz”, kanë mbetur të plagosur, njëri rpej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore. Identiteti i tyre nuk dihet ende, por mësohet se njeri është nga Selenica.
Pas krimit, mësohet se autorët janë larguar me një tjetër automjet.
Polica e cila mbërriti në vendin ngjarjes, mësohet se ka gjetur e sekuestruar një armë tip pistoletë tip “Beretta”, si dhe një palë këpucë, që mendohet se i përkasin autorëve të dyshuar.
Nga të dhënat paraprake, mendohet se është qëlluar me dy lloj armësh, njëra e fuqishme.
Goditje kanë dëmtuar edhe një automjet tjetër tip “Renault”.
Ekspertët ndodhen në vendin e ngjarjes.
Ngjarja e cila ka ndodhur në një orë, ku rruga ishte e populluar dhe me shumë biznese përgjatë saj, ka shkaktuar panik te personat e shumtë që gjendeshin aty. DRONI.al

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY