Një kukull-robot është dhunuar deri seksualisht nga vizitorët e një panairi në Austri. Kukulla seksi e pajisur me inteligjencë artificiale ishte prekur intensivisht nga vizitorët në të gjitha pjesët intime, duke i shkaktuar edhe dëmtime të mëdha.
Ka përfunduar si mos më keq shëtitja në Austri e Samanthas, kukullës robot me vlerë më shumë se 3 mijë stërlina të krijuar nga një spanjoll.

“I kanë thyer dy gishta, i kanë prekur intensivisht gjoksin, këmbët dhe krahët. Në fund të panairit e kam gjetur shumë të pisët”, tregoi i hidhëruar krijuesi i Samanthas, Serxhi Santos.
Kukulla është e projektuar që të reagojë duke iu përgjigjur nëse i flitet, dhe të qajë nëse i preken gjinjtë apo ijet.
“Ishte një dashakeqësi, ka shtuar Santos. Njerëzit nuk e kanë kuptuar teknologjinë dhe e kanë trajtuar si barbarë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












