VIDEO LAJM/ / Makina e blinduar goditi policinë në Elbasan, por ja...

VIDEO LAJM/ / Makina e blinduar goditi policinë në Elbasan, por ja ç’ bëjnë efektivët në të njëjtin rast në Çeki

584
0
Shares

Këto që shihen në videon e mëposhtme, janë pamjet e dy rasteve pothuajse të njëjta kur një makinë e blinduar godet makinën e rendit. Por ajo që i dallon është reagimi i policisë.
Në rastin e Elbasanit kur një makinë e blinduar përplasi makinën e zv./drejtorit të policisë në këtë qytet iu ‘hap’ porta të kalonte lirshëm dhe policët vetëm sa qëndruan në gatishmëri, por aspak nuk vepruan.
E ndërsa e kundërta ndodh në Çeki. Siç shihet edhe nga pamjet një makinë që ka përplasur atë të policisë është bllokuar nga uniformat blu dhe i janë thyer xhamat për të nxjerrë nga aty personin përgjegjës për përplasjen.
Faqja e shoqërisë civile “#NismaThurje” e cila ka publikuar video shpjegon me një fjali arsyen e mos reagimit të policisë tonë në rastin e Elbasanit:
“Pse? Sepse kur policia sillet ndryshe, njerëzit reagojnë fort ndaj saj dhe politikës. Ne heshtim”, shkruhet në postimin e saj në “Facebook”.

Makinat dhe shkelja janë njësoj. Ndryshon vetëm sjellja e policisë. Pse? Sepse kur policia sillet ndryshe, njerëzit reagojnë fort ndaj saj dhe politikës. Ne heshtim!

Publié par Nisma #Thurje sur vendredi 29 septembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY