TIRANE/Policia, lufte me taksite fallco qe transportojne nxenesit

TIRANE/Policia, lufte me taksite fallco qe transportojne nxenesit

85
0
Shares

Policia Rrugore e Tiranës, “Plan Masash”, për ndëshkimin e drejtuesve te automjeteve të shërbimit publik, që ushtrojnë aktivitetin e tyre në kundërshtim me ligjin.

Policia Rrugore e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, po vijon punën për kontrollin e automjeteve të shërbimit publik, të atyre që transportojnë fëmijë në shkolla e kopshte, autobuzë, taksi si dhe autovetura të tjera që dyshohet se ushtrojnë aktivitet të paligjshëm, pa licencë, duke mos u stacionuar në terminalet e përcaktuara nga Enti Pronar dhe në kundërshtim me kushtet dhe kriteret e certifikatave të transportit rrugor.

Janë ushtruar kontrolle në të gjithë territorin e qytetit, në orare të ndryshme dhe sipas hartës së evidentuar më herët si zona problematike përsa i përket transportit publik.

Janë konstatuar e ndëshkuar për mangësi të ndryshme 90 drejtues automjetesh, për informalitet në fushën e transportit

Gjithashtu në zbatim të këtij plani janë evidentuar dhe ndëshkuar 25 drejtues automjetesh që transportojnë fëmijë pa vendosur rripin e sigurimit, dhe për mangësi të tjera të parashikuara nga Kodi Rrugor.

Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY