Krimi në Elbasan, zbardhet dosja e dhëndrit të Sejdinit, dhe “amnistia” e...

Krimi në Elbasan, zbardhet dosja e dhëndrit të Sejdinit, dhe “amnistia” e drejtësisë kundrejt tij

587
0
Shares

Sokol Sanxhaktari, dhëndri i Qazim Sejdinit, kryetarit të bashkisë së Elbasnait, njihet si person me precedentë penalë në këtë qytet. Megjithëse policia e ka arrestuar atë disa herë, për vepra të ndryshme penale, Sanxhaktari, sërish ka fituar larine, duke i shpëtuar drejtësisë me dënime qesharake.
Në prokurorinë e Rrethit të Elbasanit, mësohet se Sokol Sanxhaktari është proceduar pesë herë.
Por të njëjta burime, bëjnë të ditur se të pesta herët procedimi penal s’arrin deri në fund. Në “inventarin” e veprave penale të Sokol Sanxhaktarit, vetëm në 7 vjet , rëndojnë disa akuza.Në vitin 9 qershor 2008, Sokol Sanxhaktari është dënuar nga gjykata e Elbasanit për veprat penale të “Shkatërimit të pronës” dhe “Prishtjes së rendit dhe sigurisë publike”.
Më tej në 1 korrik 2008 Sanxhaktari është dënuar nga gjykata e rrethit me 3.4 milion lekë gjobë, për akuzën e kundërshtimit të forcave të rendit.Së bashku me të u dënua dhe shoku i tij, Altin Mehja. Gjithashtu në 29 qershor 2010 Sanxhaktari është dënuahr me 3 muaj e 10 ditë burg për armëbajtje pa lejë dhe plagosje të lehtë në dëm të shtetasit Ervis Daka.
Sanxhaktari në datën 31 tetor 2010 është dënuar me 6 muaj burg për akuzën e “Armëmbajtjes pa lejë” dhe “Kundërshtim të forcave të rendit”. Ndërkohë në datën 4 prill 2016 Sanxhaktari është dënuar me 1 vit burgim, pasi është arrestuar me pistoletë pa lejë dhe kundërshtim të forcave të rendit.

Plagosjet e tjera
Në mëngjesin e datës 2 shtator 2008, dy persona u plagosën. Burimet zyrtare të policisë saktësuan atëherë se ngjarja ndodhi në lagjen “Qemal Stafa”, në afërsi të televizionit “Dardan” dhe objektivi i atentatit ishte Endri Biçoku, 25 vjeç. Viktima ishte duke dalë nga lokali në pronësi të shtetasit Ardjan Veci, i cili mësohet se edhe ky ngeli i plagosur. Ndërsa dy të plagosurit u dërguan në spitalin e qytetit, policia identifikoi si autorë të kësaj plagosje të dyfishtë Sokol Sanxhaktarin, dhëndri i kryebashkiakut të Elbasanit. Më se një vit më pas, Sokol Sanxhaktari është sërish protagonist i një tjetër plagosje.
Në orët e para të mëngjesit të datës 26 dhjetor 2009, pranë ish-kinema “Metalurgu”, në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese”, mbeti i plagosur me armë zjarri, 27 vjeçari Julian Piu. Menjëherë në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila identifikoi dhe shpalli në kërkim tre të rinjtë Sokol Sanxhaktari, Gjergji Verushi dhe Mirjam Dedja, si autorë të plagosjes së Julian Piut. Po kështu, në fillim të vitit 2010, Sokol Sanxhaktari, shënon sërish emrin e tij në listat e policisë, për plagosjen e një tjetër personi, në Elbasan. Këtë herë, viktimë e plagosjes ishte i riu Elvis Bako.

dokumenti elbasan
Vendimi i gjykatës Elbasan për Sokol Sanxhaktarin

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY