Rama jep nga New Yorku lajmin e keq: Shkoza nuk përfaqëson asgjë,...

Rama jep nga New Yorku lajmin e keq: Shkoza nuk përfaqëson asgjë, shtëpitë do prishen kompensim nuk ka

164
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë sot, qartë dhe prerë, çuditërisht nga New York-u, lidhur me prishjen e 153 banesave në Shkozë.
AI pohoi me vendosmëri se do të shemben të gjithë ndërtimet pa leje.
Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, pasi ndodhet në Uashington për një vizitë zyrtare, kreu i qeverisë shqiptare tha se nuk do të ndalet asnjë projekt lidhur me infrastrukturën. Mes të tjerash ai shtoi se banorëve do t’u jepet ndihmë me bonuse qiraje për një periudhë të caktuar, ndërsa shtoi se më pas ata zgjidhjen duhet ta gjejnë vetë.
“Shkoza nuk përfaqëson asgjë dhe nuk meriton besoj koment deri në New York. Është një proces si shumë procese të tjera që kanë qenë të domosdoshme që të shemben ndërtime pa leje aty ku pengon zhvillimi i infrastrukturës. Kush ndërton pa leje, patjetër mund nuk të pretendoj që të përkëdhelet, të dëmshpërblehet, por meriton të trajtohet me kujdes, duke i dhënë mundësi qiraje të paguar nga gjithë komuniteti për një periudhë të caktuar. Aty ku do gjejnë të vet mundësi për tu strehuar. Shteti do mbështes të gjithë procesin me mund dhe mirëqenie. Të bësh punë nuk ka shumë rrugë, dhe në këtë rrugë do ketë shqetësime të kësaj natyre. Këto janë shqetësim që i përkasin një pakice të vogël”, tha ai.
Gjatë intervistës për “Zërin e Amerikës” kryeminatori Edi Rama u pyet për koalicionin e kaluar me LSI, si dhe për premtimet e bëra në këtë mandat duke qeverisur të vetëm. Rama tha se nuk fajëson LSI për ato që nuk janë arritur në mandatin e kaluar, përkundrazi sipas tij LSI ka dhënë kontribut.
“Nuk do të thotë se ne kemi fajësuar subjekte te veçanta, unë e kam vlerësuar koalicionin për atë që ka bërë në reformat. Vota e 28 qershorit tregoi se është hapur një faqe e re dhe ne do e shkruajmë këtë faqe me dinjitet, me shërbime dinjitoze për shqiptarët”, tha Rama.
Rama u pyet edhe për marrëveshjen e 18 majit me Bashën, teksa ky i fundit tha se ajo ‘ka vdekur’. Kryeministri u shpreh se gjithkush ka rrugën e tij, por asnjë rrugë nuk përjashton Shqipërinë.
“Secili gjen qasjen dhe rrugën e vet, por asnjë rrugë nuk përjashton Shqipërinë. Ne në çdo rast do ftojmë palët e tjera për të mirën e vendit. Është koha për t’u bërë bashkë”, tha Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY