VIDEO/ Albi Nako flet për divorcin me Klaudia Pepën: Kurrë si dihet...

VIDEO/ Albi Nako flet për divorcin me Klaudia Pepën: Kurrë si dihet se ç’do të ndodhë

243
0
Shares

Divorci mes koreografit Albi Nako dhe balerinës Klaudia Pepa bëri bujë në rrjetet sociale.
Por, sot i ftuar në emisionin “Rudina” Nako ka folur për marrëdhënien e tyre pas divorcit.
Koreografi tha se në bashkëjetesën e tyre shumëvjeçare ata i kanë dhënë shpirtin njëri-tjetrit ndërkohë që shtoi se Klaudia do jetë gjithmonë në zemrën e tij.
Nako tha se edhe pas divorcit, ata vijojnë të kontaktojnë me njëri-tjetrin edhe për gjërat më të rëndësishme.
“Unë nuk isha i papërgatitur për këtë temë. Nuk ka rëndësi çfarë humbasim por personave në jetën tonë t’i lemë mirënjohje. Ne shkëmbejmë mesazhe dhe komente të mira. Gjithë këto vite bashkëjetesë ne i kemi dhënë shpirtin njëri-tjetrit. Ne nuk jemi më bashkë, por kurrë si dihet se ç’do të ndodhë, por Klaudia është dhe do të mbetet gjithmonë në zemrën time”, tha Nako.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY