DETAJE/ Sekuestrimi 11 mijë eurove false, si u blenë on-line

DETAJE/ Sekuestrimi 11 mijë eurove false, si u blenë on-line

122
0
Shares

Një operacion i Europol ka goditur bazën e falsifikuesve të eurove dhe dollarëve në Ballkan.
Bëhet fjalë për një operacion të shtrirë në Shqipëri, Rumani, Maqedoni dhe në disa vende të tjera të Ballkanit.
Report TV ka mësuar emrat e faqeve online, ku pasi prodhoheshin euro false, atëherë shiteshin nëpërmjet internetit.
Alphabaymarket dhe Hanasa Darknet, janë dy faqet ku shiteshin euro false. Të dyja këto faqe janë bllokuar tashmë nga Europol, por nga këto fotot të siguruara nga Report TV dallohet se persona nga Shqipëria dhe nga disa vende të Ballkanit, ofronin blerjen e eurove online.
I njëjti operacion është zhvilluar dhe pak ditë më parë në Shqipëri, ku në qytetin e Gramshit janë sekuestruar 11 mijë euro.
Ende nuk dihet nëse dy personat e arrestuar i kanë blerë eurot false online, apo i kanë prodhuar vet, por tashmë kanë nisur hetimet ndaj A. Rr., 23 vjeç dhe N. M., 19 vjeç.
Mjaftonte një klikim online, porositeshin eurot nëpërmjet kartave të kreditit dhe më pas eurot e falsifikuara vinin në adresën e caktuar brenda disa ditëve.
Më herët Europol ka zbuluar një dyqan në Austri me euro false, ku siç bëhet me dije ato ishin prodhuar në Ballkan.
Hetimet janë përqendruar edhe në Ceki, Francë, Gjermani, Greqi, Sllovaki dhe Spanjë, ku mendohet se tregtoheshin pjesa më e madhe e eurove të falsifikuara.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY