VIDEO & EMRA/ Gramsh, Nafija me dy bashkëpunëtorë “ia futi” bashkëqytetarit të...

VIDEO & EMRA/ Gramsh, Nafija me dy bashkëpunëtorë “ia futi” bashkëqytetarit të saj, prangosen të tre me 11 mijë euro false

119
1
Shares

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Këmbyesit”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i …
Leone (Luan) Duka, 41 vjeç banues në Tiranë, I dënuar më parë për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.
Agron Rrucaj, 23 vjeç banues në Mamurras Laç dhe me banim të përkohshëm në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim e mbajtje të lëndëve narkotike”.
Nafie Miraka, 19 vjeçe banuese në fshatin Dufshan, Njësia Administrative Pishaj, Gramsh, me banim të përkohshëm në Tiranë.

Arrestimi i tyre, u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në pikën Exchange të personit me iniciale N. K., në qytetin e Gramshit, kanë këmbyer 3 kartmonedha, me prerje 100 Euro secila të cilat dyshohet se janë false.
Menjëherë me marrjen e informacionit, janë organizuar shërbime dhe në afërsi të fshatit Gostimë, është ndaluar mjeti tip “Peugeot”, me të cilin udhëtonin shtetasit e lartpërmendur.
Grupi hetimor, gjatë kontrollit personal, i ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 11.000 Euro, të dyshuara të falsifikuara.
Hetimet vazhdojë, për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i monedhave, i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 183/2 i Kodit Penal.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY