HISTORIA/ Milionerja e zhdukur britanike, zbulohet nga agjenti shqiptar si e pastrehë...

HISTORIA/ Milionerja e zhdukur britanike, zbulohet nga agjenti shqiptar si e pastrehë në Milano

745
0
Shares

Një milionere britanike rezultonte e zhdukur prej 6 muajsh dhe gjendet në Milano të Italisë nga një ish-agjent policie me origjinë shqiptare. Gruaja 55-vjeçe flinte në rrugët e Milanos dhe zhdukja e saj përbënte një mister për familjen. Gruaja kishte studiuar në universitetet më të mira, fliste 4 gjuhë dhe kishte një punë të shkëlqyer.
Ariane, qytetare britanike e lindur në Iran dhe një super menaxhere e një agjencie produksioni kinematografik, kishte ndërprerë kontaktet me familjen marsin e 2017, transmeton “Shqip” raportimin e medieve.
Familja kontaktoi një agjenci private hetimi me seli në Itali, sepse ajo kishte në Milano shumë të njohur dhe miq. Agjencia e hetimit drejtohej nga një ish-polic me origjinë shqiptare. Ai kishte luftuar mafien në Milano dhe konsiderohej shumë ekspert dhe karizmatik te kolegët e tij. Ish-agjenti u vu në lëvizje duke nisur vetëm nga një foto, por iu desh shumë kohë që të hetonte pistën e duhur. Duke pyetur policët, mori edhe të dhënat e para për një grua që jetonte në rrugë dhe që i ngjante shumë Arianes.
Pas disa kohësh ai e gjeti gruan duke fjetur në një shesh në Milano. Pasi u takua një ditë më parë me të motrën, Ariane tha…
“Nuk di ta shpjegoj… Ndoshta kam qenë duke ecur dhe më kanë sulmuar e grabitur. Kam rënë në tokë, e kam goditur kokën… Më pas nuk kisha me vete çantën me para, celularin, dokumentet. U dashurova me Milanon… Banorët, kalimtarët dhe vullnetarët më ofruan ndihmë, por unë nuk doja… Ata më jepnin ushqime dhe unë refuzoja. Haja te koshat e mbeturinave që ndodheshin jashtë restoranteve dhe hoteleve”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY