EMRA & FOTO/ Angli, 21 vjet burg për bandën me shqiptaro-britanike, trafikonin...

EMRA & FOTO/ Angli, 21 vjet burg për bandën me shqiptaro-britanike, trafikonin qenie njerëzore

230
0
Shares

Një bandë e përbërë nga shqiptarë e anglezë e akuzuar për trafik njerëzish nga Franca drejt Mbretërisë së Bashkuar, është dënuar dje me 21 vjet heqje lirie. Shqiptarët u akuzuan për shkelje të ligjit të emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar nga një person jo anëtar i BE dhe u dënuan
në total me 21 vjet burg.
Aktivitetet e bandës së krimit me bazë në Birmingham nisën të zbulohen më 12 mars 2015, kur një makinë u ndalua nga oficerët e Forcave Kufitare në Zonën e Kontrollit në Mbretërinë e Bashkuar në Coquelles, Francë.
Nga kontrolli i makinave nga oficerët e Forcave Kufitare, u gjetën 2 të rritur dhe një fëmijë, të gjithë shtetasit shqiptarë, të fshehur. Anderson dhe Cowley u arrestuan në vendin e ngjarjes.
Më vonë, më 2 gusht 2015, një makinë e drejtuar nga Gillian Barker, 47 vjeç, u ndalua në të njëjtat kontrolle. Zyrtarët gjetën 2 burra shqiptarë të fshehur dhe Barker u arrestua.
Më 13 tetor 2015, zyrtarët kontrolluan shtëpitë e Ilir Hanit, 44, Eduart Karaj, 39 vjeç dhe Vullnet Karaj, 41 vjeç. Regjistrimet e udhëtimit dhe telefonit lidhën tre anëtarët e bandës në 2 zbulimet e kontrabandës.

Shqiptarët e dënuar…
Ilir Hani me 5 vite e gjysmë,
Vullnet Karaj me 5 vjet,
Eduart Karaj me 4 vjet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY