EMRI/ Gjyqi ndaj Emiljano Shullazit, dëshmitari ndryshon deklarimet para trupit gjykues

EMRI/ Gjyqi ndaj Emiljano Shullazit, dëshmitari ndryshon deklarimet para trupit gjykues

626
0
Shares

Ndryshe nga çfarë kishte thënë në prokurori, Mitri Prifti dëshmitar në procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 bashkëpunëtorëve të tij është shprehur në sallë se nuk i njeh të pandehurit dhe nuk është kërcënuar ndonjëherë nga ata.
Dwshmitari 32-vjecar, kushëri i biznesmenit Jani Zaka, i cili prej me shumë se një viti është larguar drejt Shteteve të Bashkuara. Zaka ishte pronar i një parkimi prej 12 mijë metrash katrorë në “Rrugën e Kavajës”, të cilin e kishte blerë nga familja Sinani. Kjo familje pretendonte se e kishte shitur nën çmimin e tregut. Gjatë hetimeve Zaka tha se vetë Emilajno Shullazi i është thënë se duhet ta zgjidhte problemin e parkimit.
Edhe Mitri Prifti, kushëri i biznesmenit deklaroi në atë kohë se Shullazi i kishte kërkuar që parkimi të kalojë në emër të Blerim Shullazit, nëpërmjet një kontrate noterie. Por të gjithë këtë histori, Mitri tha para në gjykatës se nuk e mbante mend.
“Unë di që ka probleme me familjen Sinani. Mua nuk më ka përmendur njeri tjetër se nga i kanë ardhur kërcënimet”, u shpreh dëshmitari në seancë.
Deklarimet u kundërshtuan nga prokuroria, por u pranuan nga Gjykata.
Në nisje të seancës avokatët mbrojtës të të pandehurve kërkuan vazhdimin e procesit me 3 gjyqtarë dhe jo me 5, pasi kjo sanksionohet në kodin e ri të procedurës penale, por kjo kërkesë u rrëzua.
Të pandehurit u larguan nga salla në shenjë proteste pasi i kërkuan gjykatës që fillimisht të thirren dëshmitarët për çështjen e ish-hotel Vollgës, por togat e zeza nuk e morën parasysh këtë kërkesë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY