VIDEO/ Banorët e Shkozës marshojnë drejt Ambasadës amerikane.

VIDEO/ Banorët e Shkozës marshojnë drejt Ambasadës amerikane.

97
0
Shares

Fëmijë me pankarta në duar të 153 familjeve të Shkozës, të cilave do t’u shemben shtëpitë, i janë drejtuar sot duke marshuar, më këmbë, Ambasadës Amerikane në Tiranë si gur i fundit për të shpëtuar pronën e tyre. Ulërima e fëmijës nga Shkoza “Jooooooo….., jooooooo!!!!” që i drejtohej Policisë tek arrestonte prindërit e tij gjatë protestës së parë, ngjethi opinionin në Shqipëri. Duket se ajo ulërimë nuk ka ndalur.
Sot, pasi nuk morën përgjigjen që prisnin nga institucionet dhe pasi vetë Kryeministrie e vulosi shembjen e shtëpive të tyre dhe hapjen e një plage të madhe sociale, këto familje po tentojnë të sensibilizojnë ambasadorin amerikan Donald Lu që t’u dalë në krah. Ndiqni marshimin e tyre live dhe çfarë thonë banorët më poshtë.
“Kemi pasur kërcënime të vazhdueshme nga Policia, thanë ata. Nuk është afishuar asnjë projekt për zonën tonë, nuk është pyetur komuniteti. Nuk kemi marrë njoftim zyrtar për prishjen e banesave”.
Mësohet se banorët kanë kërkuar leje për protestë nga Komisariati nr. 1 në Tiranë, por nuk iu është dhënë asnjë përgjigje. Me qytetari, ata kanë vendosur të ecin me pankarta në trotuare, të respektojnë semaforët dhe të mblidhen para Ambasadës së SHBA për të drejtën e pronës.
Këto familje kërkojnë të drejtën e pronës, disa prej tyre janë në proces legalizimi, por ato nuk mund të dalin në rrugë me pagesa të përkohshme qiraje nga bashkia e Tiranës, sepse nuk i kanë mundësitë financiare të riblejnë apo ringrenë një shtëpi tjetër

#TVBanorët e Shkozës sërisht në protestë. Kërkojnë zbatimin e ligjit për shtëpitë e tyre.

تم نشره بواسطة ‏‎Nisma #Thurje‎‏ في 17 سبتمبر، 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY