PËRGJIMET/ Operacioni “Quaranta”, zbardhen bisedat mes trafikantëve nga Delvina: Kemi spiunin brenda…

PËRGJIMET/ Operacioni “Quaranta”, zbardhen bisedat mes trafikantëve nga Delvina: Kemi spiunin brenda…

227
0
Shares

Disa muaj pas finalizimit të operacionit të koduar “Quaranta”, Prokuroria e Krimeve të Rënda ia ka kaluar dosjen në ngarkim të 4 të dyshuarve si pjesë e një grupi kriminal nga Delvina që trafikonte drogë, Prokurorisë së Sarandës. Operacioni në fjalë startoi më 11 qershor të vitit të kaluar, ku u arrestuan 7 persona. Konkretisht të shtetasve: Petro Kuci, 47-vjeç; Arben Kanina, 44-vjeç; Mirel Ademi, 31-vjeç; Artur Shukulli, 42-vjeç, të gjithë banues në Delvinë si dhe të shtetasve: Donald Shandro, 36-vjeç nga Lushnja; Bledar Murati, 29-vjec dhe Xhovan Saraçi, 30-vjeç nga Durrësi.
Sipas policisë, hetimet për ta zhvilloheshin prej 3 vitesh nga Prokuroria për Krime të Rënda dhe se grupi kryente trafik droge të llojit marijuanë, kokainë e heroinë, një pjesë e së cilës ishte kapur në Delvinë, Tiranë, Kavajë, Fier, Vlorë e madje dhe në Zvicër. Por, procedimi i 3 shtatorit të vitit 2013 i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të paktën për 4 pjesëtarët e grupit me banim në Delvinë, i ka kaluar Prokurorisë së Sarandës, pasi nuk është provuar pjesëmarrja e tyre në trafik ndërkombëtar droge, por vetëm në një rast ku është konsumuar vepra penale “prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.
“Gazeta Shqiptare” ka siguruar një pjesë të përgjimeve të këtij grupi për episodin e 29 prillit 2014, ku në afërsi të fshatit Varfaj, në vendin e quajtur “Bushnec”, këtij grupi iu sekuestrua 670 kg marijuanë. Nga përgjimet ka rezultuar se trafikantët kanë bashkëpunuar me një polic që ishte pjesë e operacionit antidrogë.

Dosja
Në aktet që përmban dosja hetimore, ndër të tjera thuhet: Nga studimi i raportit të shërbimit të datës 27.04.2014 të nënshkruar nga punonjësit e policisë të Komisariatit të Policisë Sarandë rezulton se më datë 26.04.2014, punonjësit e policisë së sipërpërmendur, pas njoftimit të marrë nga oficerët e policisë gjyqësore pranë Drejtorisë për Narkotikët dhe Trafiqet në D.P.P.SH kanë organizuar një shërbim në vendin e quajtur ‘Kisha’ në fshatin Lefteror, vend nga i cili kishte fushëpamje nga Mali i Sopotit dhe te vendi i quajtur Antenat. Rreth orës 00:15 të datës 27.04.2014 me kamera termike poshtë rrugës së antenave janë dalluar 6 kafshë, të cilat ecnin njëra pas tjetrës dhe dy shtetas, nga të cilët njëri ishte vendosur në fillim të kafshëve dhe tjetri ecte në fund. Shërbimet janë zhvendosur dhe kanë dalë në afërsi të vendit ku kryqëzohet rruga për të shkuar në Malin e Sopotit dhe në fshatin Varfaj. Nga vëzhgimi me kamera termike është vënë re se kafshët dhe personat e dalluar kanë vazhduar rrugën në drejtim të vendit të quajtur “Shkëmbi i keq” dhe aty më pas kanë dalë kanë dalë nga rruga kryesore dhe kanë vazhduar në një bërryl, i cili të çon në një monopat mes pyllit, në rrugicën, e cila të çon në drejtim të fshatit “Varfaj”. Kafshët dhe personat janë mbajtur nën vëzhgim të vazhdueshëm që nga momenti që kanë dalë nga rruga kryesore dhe më pas janë futur pas një shpati. Rreth orës 04:15, në shpatin mbi fshatin Varfaj është dalluar një dritë dore, e cila zbriste në drejtim të fshatit Varfaj dhe më pas ka hyrë në fshat nga ana e staneve në drejtim të kundërt me vendin e shërbimit dhe më pas drita është fikur. Pas rreth 30 minutash është dalluar përsëri nga ana e punonjësve të policisë dhe ka lëvizur në drejtim të vendit të quajtur “Bunkerët e Palavlisë”. Në këtë vend është nxjerrë një shërbim i përbërë nga dy agjentë. Rreth orës 05:15 në këtë vend është kapur shtetasi (xxx) dhe pas tij ishin 3 shtetas të tjerë, të cilët nuk janë identifikuar dot, pasi janë larguar me vrap nga vendi, duke hedhur përtokë një armë zjarri automatike model 56. Dy prej personave të larguar kanë marrë rrugën në drejtim të fshatit “Koparec” dhe njëri në drejtim të fshatit “Bajkaj”. Shtetasi (xxx) së bashku me armën e hedhur u shoqërua për në Komisariatin e Policisë Sarandë, ku janë kryer veprimet e nevojshme procedurale. Nga studimi i raportit të shërbimit të datës 27.04.2014, të nënshkruar nga punonjësit e policisë të Komisariatit të Policisë Sarandë rezulton se më datë 27.04.2014 rreth orës 06:30, pas njoftimit të marrë nga oficerët e policisë gjyqësore pranë Drejtorisë për Narkotikët dhe Trafiqet në D.P.P.SH, duke qenë me shërbim në vendin e quajtur fshati Lefterol në rrethin e Delvinës janë njoftuar nga specialisti i Seksionit Kundër Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë (xxx) se një automjet do të futej në fshatin Varfaj nga vend i quajtur Ullinjtë e Priftit. Rreth orës 07:20 është afruar një automjet tip ‘Range Rover’ me targa SR8277B me sens lëvizje nga fshati Varfaj në drejtim të Delvinës. Në automjet kanë qenë katër shtetas dhe drejtues i mjetit ishte shtetasi (xxx) me banim në fshatin Vllahat të rrethit të Delvinës. Ndërkohë, pasagjer në vendin e parë ishte shtetasi (xxx) me banim në fshatin Stjar të rrethit të Delvinës. Shtetasit, të cilit ishin ulur në sedilien e pasme nuk u identifikuam dot, pasi nuk u intervistuan për shkak të mosdekonspirimit të shërbimit. Në automjet nuk është konstatuar ndonjë gjë e kundraligjshme. Pas kontrollit të ushtruar, automjeti është larguar në drejtim të Delvinës.
Ndërkohë nga studimi i raportit të shërbimit të datës 27.04.2014 të nënshkruar nga punonjësit e policisë të Komisariatit të Policisë Sarandë rezulton se: Më datë 27.04.2014 pas njoftimit të marrë nga oficerët e policisë gjyqësore parë Drejtorisë për Narkotikët dhe Trafiqet në D.P.P.SH, kanë organizuar një shërbim në vendin e quajtur (xxx) poshtë fshatit Lefterohor. Rreth orës 08:30 nga drejtimi i fshatit “Lefterohor” në drejtim të qytetit të Delvinës është kontrolluar mjeti me targë DL3114A. Nga kontrolli i ushtruar nuk rezultoi të kishte sende të kundraligjshme. Në këtë automjet ndodheshin 2 shtetas dhe konkretisht drejtuesi i mjetit (xxx) me banim në fshatin “Varfaj” të rrethit të Delvinës dhe pasagjer në vendin e parë ishte shtetasi (xxx) me banim në fshatin Varfaj të rrethit Delvinës. Mjeti më pas është larguar në drejtim të Delvinës.
Në datë 29.04.2014 rezulton se në afërsi të fshatit Varfaj është gjetur një sasi lënde narkotike e llojit kanabis sativa prej 670 kg e ndarë në 17 çanta.

Përgjimet

Më datë 28.04.2014, në orën 08:18:21 shtetasi me numrin e telefonit 0674221*** i dërgon mesazh shtetasit i cili disponon numrin e telefonit 674221*** me SMS-Text: “Flak nën Varfaj kan ardh 5 makina që mbrëm jan të paktën 50 veta”.

Në orën 08:19:54, shtetasit në numrin e telefonit 0674221*** i dërgon mesazh shtetasi, i cili disponon numrin e telefonit 674221*** me SMS-Text: “E mo mir na plas k*** ri i qet thuaj dhëndrit tënd të fiki numrat”.

Në orën 08:27:04, shtetasit në numrin e telefonit 0674221*** i dërgon mesazh shtetasit, i cili disponon numrin e telefonit 674221*** me SMS-Text: “Larg nga fusha e futbollit”.

Në orën 08:27:54 shtetasi me numrin e telefonit 0674221*** i dërgon mesazh shtetasit, i cili disponon numrin e telefonit 674221*** me SMS-Text: “Po mo vlla fusha është shum larg”.

Në orën 08:37:25, shtetasit në numrin e telefonit 0674221*** i dërgon mesazh shtetasi, i cili disponon numrin e telefonit 674221*** me SMS-Text: “Kemi shpresa mo babi”.

Në orën 08:42:44 shtetasi me numrin e telefonit 0674221*** i dërgon mesazh shtetasit, i cili disponon numrin e telefonit 674221*** me SMS-Text: “Shpresat janë të mëdha, te ajo zonë kontrolluan dje dhe nuk e gjetën madje shum afër asaj po shkuan sërisht sot aty jan shum mo ja qifsha motrat ku ti ken”. Ndërkohë në orën 08:42:46 vazhdon me SMS-Text: “Gjithsesi të shpresojm”.

***
Në orën 09:03:20 shtetasi me numrin e telefonit 0674221*** i dërgon mesazh shtetasit, i cili disponon numrin e telefonit 674221*** me SMS-Text: “Ore vlla, kjo ësht pun e spiunuar se këta nuk shkulen këtej”.

Në orën 09:08:12, shtetasit në numrin e telefonit 0674221*** i dërgon mesazh shtetasi, i cili disponon numrin e telefonit 674221*** me SMS-Text: “Po kur të thom un jo më thua ti”.

Në orën 11:30:09 shtetasi me numrin e telefonit 0674221*** i dërgon mesazh shtetasit, i cili disponon numrin e telefonit 674221*** me SMS-Text: “Drejtimi për aty ësht”. Më pas i shkruan se “Jan dhe me qen kufiri”. Në orën 11:49:11 i shkruan sërish mesazh me tekst: “Po atij shokut tënd nuk mund ti thuash kthehuni”. Ndërkohë në orën 11:50:49 i kthen mesazh me tekst: “Ja kan mar telefonat po mbase se gjejen”. Në orën 11:52:42 i shkruan mesazh me tekst: “Po se takove mbrëm ti mo burr”, i përgjigjet në orën 11:53:39 me mesazh me tekst: “E takova more”.

***
Shtetasi 12:50:57 i dërgon mesazh me tekst: “Belaja te gjen po ta grabiten jo po ta gjeti shteti nuk e di si i ke bër muhabetet me ta mo vlla”, më pas në orën 12:52:20 i dërgon një mesazh tjetër në vazhdim të të parit me tekst: “Ti atyre u ke dhën garanci dhe nga shteti ca muhabeti ke bër”. Ndërkohë në orën 12:53:24 i dërgon mesazh me tekst: “Njësoj ësht po shiko ç’bëhet që ta heqit qafe këtë punë se ngado që ta çojm do paguhemi veç mos na i gjejn moterq… “.

Më pas në orën 12:56:18 vazhdon duke i dërguar mesazh me tekst: “Po jam llafosur që der në fund e kan garand po dikush flet nga ata atje e kemi spiunin brenda se miku më tha sa bëhemi për të ikur na kthen shefi prap”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY