Pse u mbyll xhamia e Ethem Beut

Pse u mbyll xhamia e Ethem Beut

702
0
Shares

Takimi i komandantëve të NATO-s në Tiranë duket se ka detyruar policinë të mbyllin një xhami afër hotelit ku ata po qëndronin.

Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për mbylljen e  xhamisë për besimtarët gjatë aktivitetit të NATO-s por një faqe e besimit islam” xhamitë e Tiranës” njofton se xhamia e Ethem Beut që ndodhet ngjitur me hotel Plaza në qendër të Tiranës u mbyll për besimtarët.

“Për shkak të një delegacioni të natos në hotelin pas Xhamisë policia është detyruar të mbylli dhe Xhaminë Et’hem Beu në qendër të Tiranës. Besimtarët janë surprizuar kur janë ndaluar nga policia e cila u ka thënë se nuk mund të shkoni në Xhami pasi është e mbyllur. Nuk dihet se sa do të zgjasë! Kjo gjë ka ndodhur vetëm në kohën e diktaturës!”, shkruhet në këtë faqe, pa dhënë shpjegime të tjera rreth kohës që u mbajt mbyllur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY