SKANDAL/ Policët e pikave kufitare s’kanë marrë pagën për orët shtesë në...

SKANDAL/ Policët e pikave kufitare s’kanë marrë pagën për orët shtesë në punë

70
0
Shares

Që prej periudhës para zgjedhore, në vijim të sezonit turistik e deri më tani, afërsisht 600 efektivë të Departamentit të Kufirit dhe Migracionit në të gjitha pikat e kalimeve kufitare, si dhe të drejtorive vendore, kanë punuar me orare të zgjatura.
Oraret më të zgjatura janë aplikuar për punonjësit e policisë që kontrollojnë dokumentacionin në pikat e kalimit kufitar.
Plot 12 orë në ditë pa ndërprerje kanë qëndruar në kabina efektivët për të përballuar fluksin gjatë sezonit turistik.
Por lodhja e shkaktuar nga puna jashtë orarit zyrtar ka sjellë vazhdimisht ngadalësim të përpunimit të të dhënave dhe për pasojë edhe radhë të gjata në pikat e kalimit kufitar.
Drejtoria përkatëse nuk e ka parë të udhës të shtojë efektivët për të shmangur punën me orar të stërzgjatur.
Por nga ana tjetër, edhe pse kanë berë të paktën 20 javë më shumë se kolegët e tyre, këta punonjës të policisë kufitare nuk janë paguar për orët shtesë.
Burime të Policisë thanë për TV Klan se deri tani, asnjëri prej 600 efektivëve nuk ka marrë para për punën e bërë jashtë orarit zyrtar.
Zyrtarisht Policia e Shtetit ka pranuar se për shkak të fluksit të lartë dhe sezonit turistik, sipas një plani masash që zyrtarisht ka përfunduar këtë të enjte, të gjithë efektivët e Policisë së Shtetit duhej të kalonin në shërbime të përforcuar. Pas interesimit të televizionit Klan, të njëjtat burime bënë të ditur se orët shtesë do t’u paguhen, sapo të miratohet listat e pagesave nga Drejtoria e Buxhetit dhe e Financës në Policinë e Shtetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY