FOTO & EMRAT/ Itali, shqiptari 49-vjeçar vret ish-gruan

FOTO & EMRAT/ Itali, shqiptari 49-vjeçar vret ish-gruan

97
0
Shares

Një krim pasioni ka ndodhur pasditen e sotme në komunën Casale Monferrato (Alessandria) të Italisë, ku një burrë shqiptar vrau me thikë ish-bashkëshorten e tij.
Mediat italiane bëjnë të ditur se Kujtim Hasana goditi me thikë kuzhine ish-gruan, 48-vjeçaren Elena Seprodi. Nuk është bërë e qartë ende kombësia e viktimës, por mediat shkruajnë se mund të jetë rumune ose hungareze.
Policia e gjeti Hasanën me thikë në dorë kur u futën në shtëpi.
Mediat shkruajnë se shqiptari ishte ulur pranë trupit të pajetë të viktimës, që ishte në dysheme. Kujtim Hasana nuk e ka mohuar vrasjen.
Ish-çifti që kishte një fëmijë bashkë ishin zënë disa herë për çështje parash dhe ngjarje të tjera të shkuara.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY