Basha mbledh kryesinë e PD-së, ja porositë për deputetët

Basha mbledh kryesinë e PD-së, ja porositë për deputetët

52
0
Shares

Kreu i PD Lulzim Basha ka mbledhur sot kryesinë e kësaj partie.
Nga mbledhja ai ju ka dhënë disa porosi deputetëve të rinj.
Mësohet se Basha iu ka kërkuar deputetëve të punojnë me kohë të plotë, duke thënë se s’ka më angazhime të pjesshme.
Më tej, kreu demokrat mësohet se ka kërkuar të caktohen datat dhe kalendarët për mbledhjen dhe përgatitjen e të gjithë deputetëve për ligjet dhe oponencën në Parlament dhe në publik, si dhe ditët e takimeve me qytetarët në zonat elektorale.
“Deputetët do funksionojnë ndryshe. Puna e deputetëve është full-time, jo me kohë të pjesshme.
Disiplinim i punës, për të arritur efiçencën dhe opozitarizmin. Nuk mund të lejohen më angazhime të pjesshme me disa orë. Deputetët do të angazhohen çdo ditë me kohë të plotë si ligjvënës dhe në shërbim të qytetarëve.
Caktohen ditët e kalendarët për mbledhjen dhe përgatitjen e deputetëve për ligjet dhe oponencën në Parlament dhe në publik, si dhe ditët e takimit me qytetarët në zonat elektorale. Të gjithë deputetët aktivë, asnjë i mënjanuar”, mësohet t’iu ketë thënë Basha deputetëve demokratë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY