FOTO/ Protesta, banorët përleshen me policinë në Shkozë

FOTO/ Protesta, banorët përleshen me policinë në Shkozë

219
0
Shares

Banorët e zonës së Shkozës në Tiranë, që preken nga projekti i rehabilitimit të lumit të Lanës, kanë protestuar kundër prishjes së shtëpive të tyre.
Për rreth dy orë, ata kanë bllokuar rrugën kryesore, duke mos lejuar qarkullimin e automjeteve.
Policia në tentativë për të liruar rrugën u përlesh me protestuesit. Në fund policia ia doli ti shpërndajë.
Rreth 153 ndërtesa në rrethrrotullimin e Shkozës preken nga projekti.
Banorët shprehen se një pjesë janë ndërtuar para vitit 1990 dhe ata disponojnë lejen e ndërtimit, ndërsa të tjera presin legalizimin. Ata thonë se durimit të tyre i ka ardhur fundi, e nuk dorëzohen nëse nuk dëmshpërblehen, apo të gjendet një zgjidhje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY