FOTO/ Itali, aksident i rëndë, vdes shoferi 88-vjeçar italiani, në gjendje të...

FOTO/ Itali, aksident i rëndë, vdes shoferi 88-vjeçar italiani, në gjendje të rëndë shoferi shqiptar

77
0
Shares

Një aksident i rëndë, vdekjeprurës ka ndodhur pasditen e sotme në Lecce të Italisë. Një italian ka humbur jetën, ndërsa një shqiptar ndodhet në gjendje të rëndë.
Sipas medieve italiane, mësohet se viktima është 88-vjeçari Giovanni Errico, ndërsa shqiptari i plagosur është me iniciale G. E., 54 vjeç.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën Lecce­Frigole, ku është përplasur makina tip Fiat “Palio Station Wagon”, që drejtohej nga 54-vjeçari shqiptar dhe një Hyundai “Atos” që drejtohej nga italiani.
Përplasja ka qenë e fuqishme dhe i moshuari ka humbur jetën në vend, ndërsa shqiptari është transportuar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY