VIDEO/ Polici bën si i fortë, por kur përballet me të pagdhendur…

VIDEO/ Polici bën si i fortë, por kur përballet me të pagdhendur…

101
0
Shares

Nuk është hera e parë që dëgjojmë oër sjelljen harbute të policëve. Në një video e dërguar nga një qytetar në redaksinë e JOQ, duket një polic që zbret nga një automjet dhe i drejtohet personave që janë brenda mjetit tjetër, nga ku po xhirohet videoja. Janë këta të fundit ata që i hakërrehen policit dhe i thonë “Ç’a ka? Pse bërtet ti ore?”. Ndërsa polici vijon të ngrejë zërin, personat brenda në automjet acarohen dhe dalin jashtë me furi. Siç shpjegon qytetari që ka dërguar pamjet filmike pranë “JOQ.al”, gjithçka ka ndodhur në Qafë Thanë, ku prej një kohe të gjatë, polici ndodhej në një automjet pas një kamioni.

“Ishte një kamion dhe këta mbrapa kamionit. Gjeta një hapësirë dhe parakaluam. Shoferi tjetër kishte një polic në vend të parë dhe filloi duke bërtit. Hapa xhamin i thashë “më fal”. Ai po thoshte “ndale, ndale makinën”. Gjithmonë duke menduar se do jetë ndonjë polic civil, ndaluam dhe del shoferi si horr. I thashë “Hajde të bërtasim dhe ne. Të marrim policinë telefon dhe ta shikojmë”. U thamë “Pse bërtisni?” Ata jo të thonin që shkelet rregullat, po filluan si të fort. Kur e panë se ne s’hanim pykë, iu mora çelësat e makinës dhe ju thash “tani do marr policinë”. U tërhoqën direkt”, – tregon ngjarjen qytetari./JOQ/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY