Grida Duma: Deputetët tanë nuk u shitën, u manipulua rezultati

Grida Duma: Deputetët tanë nuk u shitën, u manipulua rezultati

77
0
Shares

Zëdhënësja e Grupit të PD-së, Grida Duma ka reaguar lidhur me faktin se si rrodhën dy votat e opozitës për zgjedhjen e kreut të ri të Kuvendit.
Me anë të një statusi në faqen e saj në “Facebook”, Duma pohoi se sot u vodh dhe u manipulua edhe rezultati. Ajo shtoi se në seancën e parë të kësaj legjislature u krye vrasja e parë e votës se lirë.

Mesazhi i plotë i Grida Dumës

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike vendosi me qëllim të qartë të lërë Partinë Socialiste të administronte numërimin dhe votimin; pikërisht për të vërtetuar deri ku shkon e keqja. U faktua!
Sot u vodh dhe u manipulua edhe rezultati i sigurt.
Mosmarrja pjesë e opozitës, Partisë Demokratike në komisionin e votimit u bë pikërisht për të faktuar se udhëheqësi me “Ruçë” do të jetë si në diktaturë, ku shkruheshin dëshmitë e rreme në dosjet që do të përcillnin vrasjet reale.
Në seancën e parë të kësaj legjislature u krye vrasja e parë e votës se lirë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY