FOTO GALERI/ Berisha pret në takim Hans-Joachim Falenski: Përballë një mazhorance të...

FOTO GALERI/ Berisha pret në takim Hans-Joachim Falenski: Përballë një mazhorance të kapur nga krimi dhe korrupsioni, një opozitë e fortë

128
0
Shares

Ish-kryeministri Berisha priti sot në një takim Këshilltarin e lartë për Politikën e Jashtme në Grupin Parlamentar CDU/CSU në Bundestag, zotin Hans-Joachim Falenski dhe Valter Gloss përfaqësues për Shqipërinë i fondacionit Konrad Adenahuer.
Berisha dhe këshilltari i lartë gjerman Falenski diskutuan gjerësisht mbi situatën në vend. Zoti Falenski shprehu vendosmërinë e tij dhe të CDU për një ndihmë të gjithanshme ndaj Partisë Demokratike, që ajo të përmbushë me sukses misionin e saj dhe të japë ndihmesën në procesin e integrimit të vendit në BE.
Berisha i shprehu Falenskit falënderimet për grupin parlamentar dhe CDU për interesin e madh që tregon për PD dhe Shqipërinë, ndihmën e vazhdueshme që i ka dhënë PD dhe do të vazhdojë të japë me modelin e saj të suksesshëm në politik-bërjen gjermane.
“Përballë një mazhorance të kapur nga krimi dhe korrupsioni, është e nevojshme një opozite e fortë dhe për këtë ndihma e grupit parlamentar të CDU dhe fondacionit Konrad Adenauer do të jetë mjaft e vlefshme”, tha Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY