VITI 2016/ Fatkeqësitë natyrore, në Shqipëri 3100 persona “humbën shtëpitë”

VITI 2016/ Fatkeqësitë natyrore, në Shqipëri 3100 persona “humbën shtëpitë”

149
0
Shares

Individët mund të ndryshojnë vendbanimin e tyre për arsye nga më të ndryshmet që nisin nga fatkeqësitë natyrore e deri tek rastet ekstreme të konflikteve dhe luftës.
Në Shqipëri, të paktën gjatë vitit 2016, janë regjistruar 3100 individë, që iu është dashur të zhvendosen nga njëri vend në tjetrin, duke lënë shtëpinë dhe kjo lidhet me rastet e fatkeqësive natyrore.
Të dhënat i ka publikuar së fundmi Qendra e Monitorimit të Zhvendosjeve të Brendshme, në bashkëpunim me Këshillin Norvegjez të Refugjatëve.
Sipas kësaj qendre, Shqipëria ka pasur prezent vetëm pjesën e fatkeqësive natyrore dhe jo arsye konflikti.
Maqedonia, nga ana tjetër, ka regjistruar në vitin 2016 një total prej 150 zhvendosjesh dhe kjo kryesisht shqiptarë, një situatë që ka ardhur si pasojë e disa konflikteve të brendshme.
Ajo që ka ndodhur me hartën e botës ndërkohë në vitin 2016 për braktisjen e shtëpisë dhe zhvendosjen në një vend të ri është tejet dramatike.
Konflikti në zonën e Afrikës, ku ndodhen Iraku, Siria, Afganistani dhe Kongo, përbën pjesën më të madhe të atyre që braktisin shtëpinë, duke kërkuar një vend të ri për të jetuar.
Kongoja, që mban edhe rekordin për këtë zhvendosje, ka cituar se në 93 për qind të rasteve, arsye është dhuna.
Nga ana tjetër, ndryshimet klimatike dhe fenomenet ekstreme natyrore si cunami dhe tërmete kanë rritur ndjeshëm numrin e atyre që ju është dashur të largohen nga zonat e tyre të banimit dhe më tipike kanë qenë Japonia dhe Filipinet. Monitor

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY