E përdhunoi Emiljani nga Cërriku, rrëfehet 10 vjeçarja: Më tha…

E përdhunoi Emiljani nga Cërriku, rrëfehet 10 vjeçarja: Më tha…

339
0
Shares

Një 23-vjeçar është arrestuar nga forcat e policisë pas një denoncimi për marrëdhënie seksuale me dhunë. Ngjarja tronditëse mësohet se ka ndodhur tri javë më parë, por gjithçka është mësuar vetëm gjatë ditës së djeshme. Në Komisariatin e Policisë së Cërrikut është paraqitur nëna e një vajze 10 vjeçe, e cila ka dëshmuar se vogëlushja ishte përdhunuar nga 23-vjeçari Emiljan Xhika. Në dëshminë e saj, nëna është shprehur se ka mësuar për ngjarjen e rëndë vetëm tani, pasi vajza fillimisht e ka mbajtur të fshehtë atë që i kishte ndodhur. Vetë vajza 10 vjeçe në prani të një psikologeje, ka treguar se më 17 gusht, fqinji i saj e kishte marrë në makinë duke e mashtruar. Ndërsa ecte në rrugët e fshatit Banjë, Emiljan Xhika i është afruar vajzës dhe e ka ftuar për t’i bërë xhiro me makinë. E mitura ka pranuar pa e ditur se qëllimi i 23- vjeçarit ishte të kryente marrëdhënie seksuale me të.

Deri në përfundim të analizave, 23- vjeçari do të qëndrojë në paraburgim, ndërkohë materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY