VENDIMI/ Gjykata Supreme e Kroacisë konfirmon ekstradimin e Ballist Morinës në Serbi

VENDIMI/ Gjykata Supreme e Kroacisë konfirmon ekstradimin e Ballist Morinës në Serbi

89
0
Shares

Gjykata Supreme e Republikës së Kroacisë, ka miratuar sot vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Qarkut në Dubrovnik,për ekstradimin e Ballist Morinës në Serbi.
Ky vendim është kundërshtuar menjëherë nga avokati mbrojtës i Morinës, i cili e ka cilësuar si të paarsyeshëm.
Në vendimin e Gjykatës Supreme thuhet se janë plotësuar të gjitha kushtet për ekstradimin e Ballist Morinës në Republikën e Serbisë, shkruan Gazeta Observer.
Me këtë vendim, i cili është publikuar në sajtin e Gjykatës së Lartë kroate, është hedhur poshtë si e pabazuar ankesa e mbrojtësit të Morinës ndaj vendimit të shkallës së parë të Gjykatës në Dubrovnik, më të cilën vërtetohet se janë përmbushur kushtet ligjore për ekstradimin e Morinës në Serbi.
Sipas procedurës ligjores, vendimin përfundimtar për ekstradimin e Morinës në Serbi do të marr ministri kroat i Drejtësisë.
Morina edhe më tej gjendet i paraburgosur në Durbovnik.
Morina në vitin 2014, kishte lëshuar një dron me flamurin e “Shqipërisë së Madhe” gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri. Gazeta Observer

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY